Një skelet syzesh mund të shiten për 10,000 paund pasi dikur supozohej se i përkisnin Mahatma Gandhit. Korniza e veshur me ar 10 karatësh u ble nga një dyqan i vogël antik në Ahmedabad, në Indi. Në kornizat e syzeve mund të shihet një gdhendje ‘1/20 10 MK Gandhi’.
Në pamundësi për të lexuar anglisht, tregtari indian i antikeve i shiti ato për 50 paund. Kornizat janë trashëguar nga djali i blerësit i cili jeton në Angli dhe tani po i nxjerr në ankandin William George.
Një palë syze që dolën në treg vitin e kaluar u shiten për 260,000 £ në Bristol, përcjell abcnews.al. “Gandhi ishte i njohur për dhurimin e syzeve të tij, por e vetmja herë që ne jemi në dijeni për ndonjë shitje në ankand është kur një palë tjetër u shit vitin e kaluar për 260,000 £.”, tha një zëdhënës i Një zëdhënës i ëilliam George.