Fjalë Kyçe

Danimarka do të investojë 5.5 miliardë dollarë në luftanije të reja

Danimarka do të investojë 5.5 miliardë dollarë në luftanije të reja

Danimarka do të investojë 5.47 miliardë dollarë në anije të reja luftarake, derisa anëtarja e NATO-s kërkon të forcojë sigurinë e saj detare pas pushtimit rus të Ukrainës, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës.

Si pjesë e investimeve që duhen për 20 deri në 25 vitet e ardhshme, u nis një partneritet me industrinë detare të vendit, me qëllim zhvillimin dhe ndërtimin e anijeve të reja luftarake në Danimarkë, tha në një deklaratë ministri danez i Mbrojtjes, Morten Bodskov.

“Me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatën e re të sigurisë në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë që Danimarka të jetë në gjendje të mbrohet. Siguria e furnizimit luan një rol vendimtar këtu”, tha Bodskov.