Fjalë Kyçe

Danimarka do të përballet me padi pas tentimit për t’i kthyer sirianët në Damask

Danimarka do të përballet me padi pas tentimit për t’i kthyer sirianët në Damask

Përpjekja e Danimarkës për të kthyer qindra sirianë në Damask duke menduar se kjo do ta bëjë qytetin më të sigurt do të “krijojë një precedent të rrezikshëm” për vendet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë, thonë avokatët që po përgatiten të çojnë qeverinë daneze në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR).

Verën e kaluar, autoritetet në Danimarkë filluan të refuzojnë kërkesat e refugjatëve sirianë për përtërirë statusin e qëndrimit të përkohshëm dhe e justifikuan këtë veprim, sepse një raport kishte gjetur se situata e sigurisë në disa pjesë të vendit ishte “përmirësuar ndjeshëm”. Rreth 1,200 njerëz nga Damasku që aktualisht jetojnë në Danimarkë besohet se janë prekur nga ky vendim, njofton Klan Kosova.

Guernica 37, një zyre me qendër në Londër e cila ofron ndihmë pro-bono* në çështjet e drejtësisë transnacionale dhe të drejtave të njeriut, po punon me avokatët për azil dhe familjet e prekura në Danimarkë për të sfiduar këtë politikë të qeverisë sipas parimit të konventës së Gjenevës “non -refulement”**.

As OKB -ja dhe as vendet e tjera nuk e konsiderojnë Damaskun si të sigurt, shkruan The Guarduian.

“Situata në Danimarkë është thellësisht shqetësuese. Derisa rreziku i dhunës së drejtpërdrejtë në lidhje me konfliktin mund të jetë zvogëluar në disa pjesë të Sirisë, rreziku i dhunës politike mbetet aq i madh sa kurrë më parë dhe refugjatët që kthehen nga Europa janë në shënjestër të forcave të sigurisë së regjimit”, thuhet në deklaratën Guernica 37.

“Nëse përpjekjet e qeverisë daneze për të kthyer me forcë refugjatët në Siri janë të suksesshme, kjo do të krijojë një precedent të rrezikshëm, të cilin ka të ngjarë të ndjekin disa shtete të tjera europiane”.

Danimarka ka 5.8 milionë banorë, rreth 500,000 prej të cilëve kanë lindur jashtë vendit dhe 35.000 janë sirianë. Në vitet e fundit, megjithatë, reputacioni i vendit skandinav si vend i hapur dhe tolerant është afektuar nga rritja e Partisë së Popullit Danez, e cila është e ekstremit të djathtë.

*Pro bono është një frazë latine për punë e bërë vullnetarisht dhe pa pagesë. Termi zakonisht i referohet ofrimit të shërbimeve juridike nga profesionistë ligjorë për njerëzit që nuk janë në gjendje t’i përballojnë ato.

**non -refulement është një parim themelor i ligjit ndërkombëtar që ndalon një vend i cili pranon azilkërkuesit t’i kthejë ata në një vend në të cilin ata do të ishin në rrezik të persekutimit.