Fjalë Kyçe

Dardan Molliqaj në rolin e ‘komesarit’ parkon veturën para Komunës së Prishtinës

Dardan Molliqaj në rolin e ‘komesarit’ parkon veturën para Komunës së Prishtinës

Derisa kjo është hapësirë e rezervuar vetëm për drejtuesit e lartë komunalë dhe delegacionet që vizitojnë Komunën e Prishtinës, aty nuk lejohet edhe parkimi i veturave të qytetarëve të cilët kërkojnë shërbime të ndryshme komunale. Por, komuna e Shpend Ahmetit po përdor standarde të dyfishta dhe po priveligjon zyrtarët e partisë prej nga vjen edhe kryetari.

Qytetarët shprehen të indinjuar me këtë lloj trajtimi të pabarabartë.
Nuk dihet nëse Molliqaj ka shkuar aty për angazhime personale, apo për koordinim me kryetarin Ahmeti për çështje partiake. Një prej asamblistëve komunalë e ka cilësuar deputetin Dardan Molliqaj si ‘Adem Grabovci’ i PSD-së i cili dikton shumicën e proceseve në partinë e tij, edhe pse zyrtarisht nuk mban ndonjë post të lartë.

Ndryshe Dardan Molliqaj ka qenë promotor i ndarjes nga Vetëvendosje dhe kalimit në subjektin e ri ri PSD, duke i marrë një numër të konsiderueshëm të deputetëve. Ndërsa në kohën sa ka qenë në Vetëvendosje ka qenë i njohur për vijën ekstreme që ka ndjekur sidomos gjatë protestave të cilat shpesh kanë rezultuar të dhunshme. Në një rast ai kishte përshëndetur turmën me grusht në kokë, një simbol i të majtës ekstreme, që ka mbetur si mbeturinë e trashëgimisë komuniste. /Gazeta Alo/