Fjalë Kyçe

Darka për “Ballkanin e Hapur”, Krivokapiq: I mbështes të gjitha iniciativat e dobishme rajonale

Darka për “Ballkanin e Hapur”, Krivokapiq: I mbështes të gjitha iniciativat e dobishme rajonale

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se është kënaqësi për të që të merrte pjesë në darkën që është organizuar për liderët e shteteve pjesëmarrëse në nismën “Ballkani i Hapur”.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se i mbështet të gjitha iniciativat që janë në dobi të rajonit përcjell klankosova.

“Edhe pse si kryeministër i Malit të Zi në darkë jam vetëm si i ftuar, i mbështes të gjitha iniciativat e dobishme rajonale, veçanërisht kur ato vijnë nga miqtë dhe fqinjët tanë siç janë Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, kjo me qëllim të rajonit në Bashkimin Evropian”,ka shkruar Krivokapiq.

https://twitter.com/profKrivokapic/status/1456000644641349644?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1456000644641349644%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fdarka-per-ballkanin-e-hapur-krivokapiq-i-mbeshtes-te-gjitha-iniciativat-e-dobishme-rajonale4%2F