Frenkie De Jong ka thënë se stili i të luajturit me kombëtaren e Holandës i shkon më shumë sesa me Barcelonën.
Këtë deklaratë mesfushori e dha dje, pas fitores 4-1 që Holanda e arriti ndaj Belgjikës.
De Jong ishte ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes, duke asistuar një herë brenda kësaj përballjeje, transmeton lajmi.net.
Pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur me performancën individuale e ekipore. Ndër të tjera ai tha se stili i lojës së “Tulipanëve” iu përshtatet më shumë sesa ai i Barcelonës.
“Stili i lojës që luajmë me Holandën më shkon më shumë se ai i Barcelonës”, tha ai.
Siç tashmë dihet, De Jong është shumë pranë largimit nga Barcelona në drejtim te Manchester United.