Fjalë Kyçe

De Jong “zhgënjen” skuadrat e mëdha: Mund të qëndroj dhe një vit te Ajax!

De Jong “zhgënjen” skuadrat e mëdha: Mund të qëndroj dhe një vit te Ajax!

Frenkli De Jong është një prej lojtarëve më premtues. 21-vjeçari i cili luan me Ajaksin ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi shumë skuadra duna që të kenë shërbimet e tij.

Barcelona. Manchester City, Real Madrid apo dhe PSG kanë shfaqur interes dhe kanë kërkuar informacion për sulmuesin.

De Jong ka folur për “Gardian” ku deri diku i ka befasuar të gjithë, pasi ai është shprehur se nuk do të ishte çudi që të luante edhe për një tjetër sezon në Holandë. Gjithsesi, i riu nuk e përjashton edhe mundësinë që të largohet, por gjithnjë në fund të sezoni.

“Është e vështirë të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin jam shumë i fokusuar që të mbyll sezonin me Ajaksin dhe më pas do të shohim se çdo të ndodhë. Mund të qëndroj edhe një vit tjetër këtu, por mund  të ndodhë që edhe të largohem. Unë nuk jam i sigurt”.

“Nuk i kushtoj rëndësi asaj se çfarë thuhet për mua. Unë i kam lexuar dhe i kam dëgjuar të gjitha, por jam shumë i fokusuar te skuadra ime”.

Lajme të tjera