Deklarata e Pavarësisë së Kosovës tashmë është vendosur në Sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.
Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, është nisur për në 7 qendrat kryesore të vendit,
Deklarata do të dërgohet edhe në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.
Nisja e Deklaratave përcillet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore.Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit./Gazeta Alo/