Fjalë Kyçe

Deklarohen nga Qeveria, Kurti i ka kërkuar Sorensen-it që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës

Deklarohen nga Qeveria, Kurti i ka kërkuar Sorensen-it që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës

Deklarohen nga Qeveria, Kurti i ka kërkuar Sorensen-it që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në këtë takim të parë zyrtar në zyrën e Kryeministrit, ai e uroi për rolin e ri Sorensen dhe e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe për hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

“Kryeministri kërkoi nga emisari Sørensen që BE-ja të heqë menjëherë masat e padrejta kufizuese ndaj Kosovës. Ai theksoi kontradiktën e pashëndetshme për BE-në, vlerat themelore të saj dhe për reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të madhe të qytetarëve, që në të njëjtën periudhë kur vendi shënon ngritjen më të madhe demokratike, edhe sipas indekseve ndërkombëtare, të jetë njëkohësisht nën masa kufizuese të BE-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se kanë diskutuar për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe për rrugën përpara.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit. Duke rikujtuar sulmin paramilitar në Banjskë në shtator të vitit 2023 dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc në nëntor të vitit të kaluar, ai gjithashtu nënvizoi rrezikun që kryeterroristi Millan Radoiçiq, bashkë me grupin e tij, vazhdon të paraqes për sigurinë e vendit dhe normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut për sa kohë që vazhdon të jetë i lirë në Serbi, përkundër pranimit të fajësisë para autoriteteve në Serbi dhe aktakuzës 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Andaj, përsëriti thirrjen, që Radoiçiq dhe grupi i tij t’i dorëzohet Kosovës për gjykim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka thënë se ndjehet mirë që është kthyer në Kosovë si dhe ka mbetur i habitur nga përparimi i saj.

“Është mirë të kthehem në Kosovë! I habitur nga përparimi i bërë që kur u largova. Ditën, fola me presidenten, VjosaOsmani, kryeministrin, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi rreth asaj se sa ka dhënë dialogu për Kosovën, si të sigurohet që ai të vazhdojë të japë dhe rëndësinë e Ohrit për të”, ka shkruar Sorensen në platformën X.