Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një investim në siguri, stabilitet dhe prosperitet për BE-në dhe gjithë rajonin, ka deklaruar Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ai nëpërmjet një statusi në twitter ka thënë se perspektiva drejt BE-së nxitë reforma dhe përfitime për qytetarët.
“Fuqishëm së bashku! Evropa nuk është e kompletuar pa integrimin e Ballkanit Perëndimor! Perspektiva Europiane nxit reforma dhe përfitime për qytetarët. Integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor është një investim në siguri, stabilitet dhe prosperitet për BE-në dhe gjithë rajonin”, ka shkruar Hahn./Gazeta Alo