Fjalë Kyçe

Del autobiografia e Prince

Del autobiografia e Prince

Një autobiografi e këngëtarit Prince, do të jetë në librari vjeshtën e ardhshme.

’The Beautiful ones’’ do të dalë për publikun më 29 tetor dhe përmban një seri dorëshkrimesh, fotografish të rralla, tekste këngësh dhe shkrime nga artisti.

Libri do të ketë 288 faqe dhe ishte në program që para vdekjes së tij, më 21 prillin e vitit 2016.

“The Beautiful ones’ është një histori personale që tregon se si Princi (Rogers Nelson), u bë i famshëm si ai që ne njohim’’, theksoi ”Random House”, shtëpia botuese që do të publikojë librin.

Memoriali shkon nga fëmijëria e këngëtarit, në vitet e para të tij karrierës si muzikant dhe vazhdon tek shkrimet e tij personale, fotot dhe shënimet e bëra me dorë të atyre që do të bëheshin këngët e tij më të famshme.