Fjalë Kyçe

Del fotoja/ Bill Clinton duke u masazhuar nga viktima e abuzimeve seksuale të Jeffrey Epstein-it

Del fotoja/ Bill Clinton duke u masazhuar nga viktima e abuzimeve seksuale të Jeffrey Epstein-it

Pak orë pas fjalimit të Bill Clinton-it në konventën demokrate, dolën në dritë disa foto të ish-presidentit amerikan duke u masazhuar në pjesën e qafës nga njëra prej akuzueseve të Jeffrey Epstein-it.

Fotot e publikuara nga “Daily Mail” datojnë në vitin 2002. Ato tregojnë Klintonin, asokohe 56 vjeç, të ulur në karrige ndërsa Chauntae Davies i bën masazh gjatë një ndalese në aeroport pas një udhëtimi me «Lolita Express», avioni privat tashmë i famshëm i financierit që vdiq i vetëvrarë në qeli një vit më parë, pas akuzave për abuzimeve seksuale dhe trafikim të miturish.

Tabloidi britanik përcjell edhe dëshminë e gruas që tregon sesi u shkrepën fotot në një aeroport të Portugalisë.

“Ishim në terminal, dhe ish-presidenti po ankohej se i kishte ngrirë qafa pasi e kishte zënë gjumi në sedilje”, shpjegoi Davies, që punonte në atë kohë si masazhuese personale e miliarderit Epstein, të cilin tani vonë e ka akuzuar për përdhunim.

Fotoja nuk është kompromentuese, por padyshim mbetet e sikletshme e për Clinton-in, ndërsa Chauntae Davies e theksoi se mes tyre nuk ka pasur asnjë raport të ndonjë natyre tjetër.