Fjalë Kyçe

Del para gjykatës gazetarja që protestoi në televizionin rus

Del para gjykatës gazetarja që protestoi në televizionin rus

Punonjësja e televizionit shtetëror rus që doli të hënën në mes të transmetimit me një mesazh kundër luftës në Ukrainë del sot para gjykatës.

Sipas raportimeve, ajo ndodhet aktualisht në Gjykatën e Ostankino-s duke pritur gjykimin.

Marina Ovsyannikova akuzohet për “organizim të një eventi publik të paautorizuar”, një akuzë administrative kjo që dënohet me gjobë deri në 30,000 rubla (200 £), shërbim në komunitet ose deri në 10 ditë burg.

Kjo do të thotë se punonjësja nuk po akuzohet sipas ligjit të ri të Moskës për “përhapjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë”.

Avokatët e Ovsyannikovas nuk kanë mundur të gjejnë lokacionin e saj më herët gjatë ditës, mirëpo në një fotografi që ka qarkulluar në rrjetet sociale është parë ajo në gjykatë, bashkë me avokatin.