Fjalë Kyçe

Del Ponte kërkon arrestimin e Putinit: Është kriminel lufte

Del Ponte kërkon arrestimin e Putinit: Është kriminel lufte

Ish-kryeprokurorja e gjykatave të OKB-së për krimet e luftës ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të arrestohet për pushtimin e Ukrainës.

Karla Del Ponte tha se urdhër arrestet ndërkombëtare duhet të lëshohen kundër Putinit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë rusë.

Në një intervistë për gazetën zvicerane Le Temps, Karla Del Ponte tha: “Putini është kriminel lufte”.

Ajo tha se është e tronditur nga varrezat masive në Ukrainë, shkruan Skynews.