Ish-avokati i presidentit Trump Michael Cohen, u dënua të mërkurën me tre vjet burg.
Ish-avokati i presidentit Trump Michael Cohen, u dënua të mërkurën me tre vjet burg dhe u urdhërua të paguante më shumë se 1 milionë dollarë pasi u shpall fajtor për krime të shumëfishta, duke përfshirë gënjeshtrën në Kongres për një marrëveshje biznesi të mundshme, të Trump në Moskë dhe blerjen e heshtjes zgjedhore gjatë vitit 2016 në fushatën presidenciale, të grave që pretendonin se kishin marrëdhënie me presidentin e ardhshëm, shkruan WashingtonPost percjell Klan Kosova
Cohen u përlot gjatë seancës dëgjimore, por kritikoi atë që ai e quajti një “besnikëri të verbër” ndaj ish-shefit të tij “që e bëri të zgjedhte një rrugë të errët mbi dritën.” Ndonjëherë duke u ndalur për të fituar kontrollin e emocioneve të tij, “Herë pas here, ndjeva se ishte detyra ime të mbuloja veprat e tij të pista”, theksoi Cohen
“Unë qëndroj para nderit tuaj me përulësi dhe me dhimbje të vetëdijshme se jemi këtu sot për një arsye, për shkak të veprimeve të mia që unë u bëra fajtor”, tha Cohen. “Unë marr përgjegjësinë e plotë për secilin akt që e kam shpallur fajtor, ato personale për mua dhe ato që përfshijnë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.