Fjalë Kyçe

Deputeti britanik jep dorëheqje pasi u kap duke shikuar pornografi në Parlament

Deputeti britanik jep dorëheqje pasi u kap duke shikuar pornografi në Parlament

Një ligjvënës në Britaninë e Madhe, nga Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen.

Sipas raportimeve, Neil Parish njoftoi të shtunën dorëheqjen e tij pasi pranoi se ka parë dy herë materiale pornografike në Parlament.

Parish u shpreh për BBC se hera e parë që pa materialin plus 18 ndodhi aksidentalisht pasi po kërkonte në internet për automjete bujqësore.

“Dhe, më pas hera e dytë ishte e qëllimshme dhe një moment çmendurie,” tha 65-vjeçari.