Ish- eprori i lartë i UÇK-së, dhe njëherit deputeti i AAK-së Blerim Kuqi para pak minutash është nisur për në Gjykatën Speciale.
Si shenjë e përkrahjes ndajë tij, Kuqi është përcjellur nga aeroporti i Prishtinës nga ish-ushtarët e tij si dhe personalitete të njohura e familjarë të shumtë, shkruan Indeksonline.
Kuqi do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Përderisa Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka filluar tashmë aktivizimin e saj me dërgimin e ftesave për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, vlerësohet se mbi 100 ftesa kanë arritur në Kosovë, por që nuk janë bërë ende publike.