Polemikat mes dy deputeteve kanë qenë të njohura edhe më herët.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci (LVV) dhe Teuta Haxhiu (AAK) janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ku po diskutohej për grevën e mësimdhënësve.
Deputetja Arbërie Nagavci e ka e ka quajtur ‘budallaqe’ deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu, pasi kjo e fundit e ka akuzuar Nagavcin se e ka financuar organizatën e motrës së saj për arsim.
Polemika mes dy deputeteve u nis gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim ku po diskutohej greva e mësimdhënësve.
Përplasja mes deputeteve përveç në sallën e mbledhjes ka vazhduar edhe na holle të Kuvendit.
Deputetja Nagavci i tha deputetes Haxhiu se do të takohen në gjykatë.
Mirëpo, polemikat mes dy deputeteve kanë qenë të njohura edhe më herët.
Deputetja nga radhët e AAK-së Teuta Haxhiu, në seancën e Kuvendit të Kosovës më 2 nëntor 2018 e kishte akuzuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavcin, se po “plaçkitë” mësimdhënësit për trajnime duke paguar nga 250 euro.
“Nga të dhënat nga ministria e Arsimit që kam marrë, të trajnuar në programin udhëheqja arsimore ku po bëhet gjithë plaçka nga disa trajnues në mesin e tyre është deputetja Arbërie Nagavci e cila e ka një organizatë që udhëhiqet nga Krenare Lleshi e që ajo është motra e zonjës Nagavci”, ishte shprehur deputetja Haxhiu.
Ndërkaq, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci i kishte quajtur të ulëta akuzat e koleges së saj.
“Është shumë e ulët, jo profesionale dhe tendencioze fjala e deputetes Haxhiu, duke marrë parasysh se ajo është edhe anëtare në Komisionin e Arsimit dhe duhet të kishte informata për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, tha kishte thënë Nagavci për kallxo.com.
Ajo kishte shtuar se është trajnere e certifikuar nga disa organizata të njohura ndërkombëtarisht.