Fjalë Kyçe

Deputetja e VV-së ka këtë kërkesë për Qeverinë

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha -Kollçaku ka kërkuar që Qeveria ë vendit të merr vendim që ndajë nga 15 mijë euro për të gjitha familjet e punëtorëve që humbën jetën në vend të punës.

Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Mulhaxha-Kollçaku ka shkruar se kjo duhet të bëhet për shkak të mosrespektimit të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë nga ana e punëdhënësve, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i saj i plotë:

Qeveria në emër të barazisë sociale (inekzistente), me urgjencë të merr vendim për ndarje të ndihmës materiale ( nga 15 000 euro), për të gjitha familjet e punëtorëve që humbën jetën në vend të punës, si pasojë e mosrespektimit të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë nga ana e punëdhënësve./Gazeta Alo/