Një deputete e sapozgjedhur në Parlamentin e Brazilit, e cili nxiti polemika të ashpra pasi kishte veshur një triko dhe duke lënë gjoksin e saj të zbuluar, i është kundërpërgjigjur kritikëve të saj. Ana Paula da Silva, 43-vjeçare, u çoi nerva njekësve të saj kur ajo po bënte betimin si deputete më 1 shkurt, pasi kishte veshur një këmishë që theksonte gjinjtë e saj. Kjo kishte shkaktuar zemërim në Brazil.
Polemika filloi kur ligjvënësja nga shteti jugor i Santa Catarina mbante një kostum të ngushtë të kuq që tregonte shumë gjinjtë e saj. Ajo goditi përsëri kritikët në një intervistë me rrjetin brazilian NSC TV.
“Mendova se njerëzit do të flisnin për ngjyrën e kuqe, por ata vetëm u përqëndruan në gjoksin tim. Gratë kanë gjinj dhe unë kam gjokse të mëdhenj, çka ka këtu të keqe, “tha da Silva. “Unë kam qenë gjithmonë kështu. Nuk është tani që unë jam bërë një përfaqësuese e shtetit dhe unë do të bëhem një grua tjetër. Unë nuk jam atje për t’u vlerësuar për këtë. Mënyra se si unë vishem është problemi im.
Kombi më i madh i Amerikës Latine ka luftuar gjatë kundër dhunës mbi baza gjinore derisa burrat vazhdojnë të dominojnë pjesën më të madhe të sferës publike, duke përfshirë politikën. “Gratë janë në politikë dhe shoqëria duhet të mësohet me to ashtu siç janë,” shtoi da Silva në përgjigje të asaj nëse zgjedhja e saj e veshjeve ishte një formë proteste. “Ka çështje shumë më të rëndësishme për Kuvendin Legjislativ për të diskutuar.’
‘Gjinjtë e mosmarrëveshjes’, shkruan një titull sarkastik të enjten në një kolumne nga Mariliz Pereira Jorge në gazetën e përditshme Folha de S. Paulo.
Llogaritë në Facebook dhe Instagram të deputetes Santa Catarina u bombarduan me mesazhe, duke e marrë atë në pyetje për zgjedhjen e saj të veshjeve në një vend thellësisht konservator, i njohur edhe për kostumet në bikini gjatë karnavaleve. Një foto e ceremonisë u nda në llogarinë e saj Instagram, deputadapaulinha, dhe ajo ka tërhequr mbi 13.700 pëlqime dhe më shumë se 3.000 komente, disa prej të cilave ishin tepër vulgare.
Kundërshtarët e ligjvënëses, duke përfshirë edhe shumë gra, thanë se zgjedhja e saj e veshjeve ishte ‘e papërshtatshme’, ‘tronditëse’ dhe ‘vulgare’.
Stafi i saj punoi shpejt për të fshirë disa mesazhe të tmerrshme që kërkonin që deputetja Da Silva të dhunohej.
“Pak modesti … nuk të bën keq dhe nuk dëmton askënd,” shkroi një përdoruese në Facebook nën emrin Caritas Cristiana. “Veshja me dinjitet është një shenjë e virtytit. Ju jeni një grua publike “. Në disa postime në rrjetin e mediave sociale, da Silva mbrojti zgjedhjen e saj të veshjeve.