Fjalë Kyçe

Dërgoi fëmijët për eskursion në një bar gay, prindërit tërbohen me shkollën fillore

Dërgoi fëmijët për eskursion në një bar gay, prindërit tërbohen me shkollën fillore

Një shkollë fillore në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në epiqendër të kritikave pasi ka dërguar fëmijët për eskursion në një bar homoseksualësh.

Një nga anëtarët e bordit të shkollës, Sarah Leonardi, postoi foto në rrjetet sociale, ku shiheshin fëmijët të ulur në tavolinat e “Rosie’s Bar and Grill”, një lokal i njohur LGBT i zonës.

“Nxënësit dhe unë u kënaqëm dhe mësuam shumë mbi komunitetin në të cilin jetojmë. Falënderojmë “Rosie’s Bar and Grill” që na mirëpriti”, shkroi Leonardi në rrjetet sociale.

Menjëherë “shpërtheu” indinjata e prindërve dhe banorëve të zonës, të cilët shkruajtën në komente se nuk është e përshtatshme të fusësh në një bar fëmijët, aq më pak në një bar gay përcjell A2cnn

“Duhet të mbajë përgjegjësi personi që i ka çuar, por edhe ata që i kanë dhënë lejë për një ekskursion të tillë”, lexohet në njërin prej komenteve.