Një grua që deshti të vetëvritej u arrestua pasi kërcënoi se do të hidhej nga një urë, tha se ajo po trajtohet ‘si një kriminele’ pasi gjykata e kërcënoi atë me burg.
Kimberley Macfarlane, nga Dunfermline, Fife, u akuzua për shkelje të rendit dhe qetësisë dhe tha se mund të përballet me burg, sepse ajo ‘e shqetësoi’ publikun me tentimin për vetëvrasje.
24-vjeçarja u përpoq të hidhej nga një urë autostradë në janar 2018, duke rezultuar në një çështje gjyqësore muajin e kaluar në Gjykatën e Dunfermline.
Znj. Macfarlane ka qenë duke luftuar me problemet e shëndetit mendor qysh kur u diagnostikua me një gjendje të rrallë të quajtur Sindromi i Fowler-it që e la atë të paaftë për të urinuar dhe në dhimbje të vazhdueshme. /Gazeta Alo/