Fjalë Kyçe

Deshi të provojë sa Jaffa Cakes mund të fuste në gojë, por ajo çka i ndodh është vërtet e tmerrshme

Deshi të provojë sa Jaffa Cakes mund të fuste në gojë, por ajo çka i ndodh është vërtet e tmerrshme

Një grua u nxi dhe iu ndal fryma pasi u përpoq të provonte se sa shumë gurabi Jaffa Caces mund të vinte në gojën e saj gjatë një demonstrimi në një ndeje me miqtë e saj.

Gruaja e cila është nënë e një fëmije Bethan Gaskin mori keksat dhe i vendosi në fyt, derisa u përpoq t’i qiste jashtë duke pështyrë.

Por 24-vjeçarja e plasi veten në shtëpinë e saj në Bourne në Lincolnshire, të premten, më 22 shkurt derisa u dërgua me nxitim në spital.

Gruaja e cila punonte terapiste e bukurisë pësoi një atak në zemër dhe vdiq pesë ditë më vonë në spitalin e qytetit Peterborough, raporton Daily Mail, përcjell Gazeta Alo.

Mamaja e saj birësuese, Michele e cila ndihet e shkatërruar, ka folur për gazetat për të paralajmëruar personat e tjerë për rreziqet e sfidave të skajshme ushqimore.