Fjalë Kyçe

Dëshmi interesante për fshatin Mushtisht: Ekzistojnë fakte dhe vende që tregojnë se aty kishin jetuar ilirët

Dëshmi interesante për fshatin Mushtisht: Ekzistojnë fakte dhe vende që tregojnë se aty kishin jetuar ilirët

Mushtishti është një fshat që shtrihet afro 10 km në juglindje të Therandës. Shtrihet rrëzë malit të Sharrit në një luginë

Është një ndër fshatrat e mëdhenj të Kosovës. Nëpër fshat kalojnë dy lumenj që në bazë të gurëve në shtratin e tyre të bardhë dhe të zi e kanë marrë emrin Lumi i Bardhë dhe Lumi i Zi.

Ndërkaq sipas qytetarëve të këtij fshati thuhet se emri i fshatit vjen nga ilirët pasi që ata ishin kultivues të hardhisë së rrushit dhe sipas prodhimit të parë të verës, mushtës, mendohej se e mori edhe emrin vetë fshati Mushtisht.

Mbi fshat gjendet edhe Gradaci që është edhe park nacional turistik, ku ka dëshmi se kanë jetuar dardanët. Rrëzë bjeshkëve mbi fshat ndodhen dy shpella antike të ilirëve. Në jug të fshatit ndodhet muri i ndërtuar, te vendi i quajtur “Fajkoj”.

Përveç këtyre në Gradancë ekzistojnë edhe pendat ilire si dhe është gjetur një pitos ilir në vitin 2018.

Pitosi është emër për enët e mëdha që përdoreshin si kontenjerë ruajtës. Termi është aplikuar për enë të tilla, që janë përdorur nga civilizimet e Deti Mesdhe në Neolit, periudhën e Bronzit dhe në atë pasuese të Hekurit. Pitosat janë përdorur për ruajtur sasi të mëdha të produktesh, kryesisht për lëngje dhe drithëra.

Shikoni pamjet e gjetjes së këtij pitosi: