Vaksina që po prodhohet për koronavirusin nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit mund të mos i ndalojë njerëzit të infektohen nga koronavirusi, kanë paralajmëruar ekspertët.
Në provat e fundit që u bënë mbi 6 majmunë, vaksina nuk ishte efektive dhe të gjithë u infektuan me koronavirus.
Dr William Haseltine, një ish-profesor i Shkollës Mjekësore në Harvard, zbuloi se majmunët që morën vaksinën kishin të njëjtën sasi të virusit në hundët e tyre si tre majmunët jo të vaksinuar.
Kjo tregon që trajtimi, i cili është financuar me 90 milion nga qeveria, mund të mos ndalojë përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.