Policia e Tiranës ka publikuar emrat e personave të përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, me 3 viktima dhe dy të plagosur.
Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e kësaj përplasjeje kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Valentina Bibaj, 54 vjeçe dhe vajza e tyre Florida Bibaj 22 vjeçe, shkruan tch.
Ndërkohë, vajza tjetër e çiftit, Xh. Bibaj, 26 vjeçe është në gjendje kritike për jetën. I plagosur në gjendje të rëndë është edhe drejtuesi i mjetit.
Fillimisht u raportuar se në aksident kishin vdekur 4 persona, por më pas policia sqaroi se bëhet fjalë për 3 viktima dhe dy të plagosur në gjendje të rëndë. Njëra prej vajzave Xh. Bibaj, ndodhur në gjendje kritike për jetën u raportuar se ndërroi jetë por në fakt kishte kaluar në vdekje klinike.
Ndërkohë, disa orë pas ngjarjes, janë publikuar edhe emrat e personave të aksidentit tragjik. Ndërkohë, policia ende po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me bilanc lufte.