Fjalë Kyçe

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Një ngjarje e rëndë është raportuar të dielën në Ferizaj, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi nga tre persona të panjohur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për Telegrafin se viktima është një i mitur.

Sipas Veselit deri tek therja e tij me thikë ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje verbale.

“Është raportuar se në emergjencën mjekësore është duke u trajtuar viktima i mitur- mashkull Sh-Kosovar , pasi të njëjtin tre persona te panjohur pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të mprehtë- thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Ferizajt ka vazhduar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK- Prishtinë.

Edhe në raportin 24 orësh të policisë është raportuar për këtë rast, ku thuhet se njëri nga tre personat e përfshirë ka therur me thikë viktimën.

Lidhur me rastin, është njoftuar dhe konsultuar edhe prokurori kompetent, ndërkohë që njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.