Fjalë Kyçe

Detaje nga vrasje e dyfishtë që ndodhi në Shqipëri

Detaje nga vrasje e dyfishtë që ndodhi në Shqipëri

Një krim i dyfishtë në familje tronditi vendin këtë mëngjes.

Huso Islami 69 vjeç vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fshatin Shalës të Konispolit, gjatë një sherri në banesë.

Pas aktit të rëndë, ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës.

Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes Klement Islami, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. /tch/