Fjalë Kyçe

Detaje tronditëse nga Zagrebi: Vrasësi ishte i dashuri i njërës prej viktimave

Detaje tronditëse nga Zagrebi: Vrasësi ishte i dashuri i njërës prej viktimave

Gjatë orëve të vona të ditës së enjte, në një lagje në kryeqytetin kroat, Zagreb, ka ndodhur një vrasje e shumëfishtë.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, vrasja ka ndodhur pak para orës 21:30 në një shtëpi në rrugën Cimerman në Kajzerica. Si pasojë, gjashtë njerëz u vranë.

Ndërsa sipas policisë, vetëm një fëmijë shtatë muajsh mbijetoi, i padëmtuar.

Midis të vrarëve ishin dy burra, tre gra dhe një fëmijë 10-vjeçar. Ky është informacion zyrtar policor.

Sipas Jutarnji List, vrasësi quhet Igor Nadj. Automjeti taksi Skoda Octavia u gjet pranë një ndërtese në dukje e braktisur në zonën e Brezovicës.

Policia është ende atje këtë mëngjes dhe ata po kryejnë një hetim.

Sipas Vijesti.hr, motrat Maja dhe Josipa T. u vranë, ndër të tjera, dhe 10-vjeçari që ka shumë të ngjarë djali i Majas.

Maya e pafat do të festonte ditëlindjen e saj të 35-të, pas tetë ditësh.

Ndërsa sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, vrasësi ka të ngjarë të ketë qenë i dashuri i Majas.