Një ngjarje si kjo vështirë se mund ta keni imagjinuar.
Së fundmi kudo në mediat e huaja është bërë publike historia e një mjeku shqiptar që jeton në Perugia të Italisë i cili teksa ishte duke u martuar ka lënë në mes dasmën e tij për t’i dhënë ndihmën e parë një zonje e cila ishte në një gjendje mjaft të rënduar shëndetësore, raportojnë mediat shqiptare.
Në parkun pranë kishës ku Sokol Berisha po martohej, një turiste ka humbur ndjenjat dhe dhëndri ka lënë nusen në altar dhe është drejtuar tek zonja në fjalë duke i dhënë ndihmën e parë.
Ajo më vonë është dërguar në spital dhe gjesti i mjekut është vlerësuar shumë nga të gjithë, dhe gjerësisht është cilësuar si “dhëndri hero.”