Të paktën 80 dasmorë u infektuan me koronavirus ndërsa dhëndri vdiq pas një ceremonie të fshehtë martese të mbajtur së fundmi në Indi, thanë autoritetet shëndetësore.
Ato raportonin se dhëndri, një inxhinier kompjuterash, kishte pasur ethe para ceremonisë dhe anëtarët e familjes i kishin dhënë paracetamol sa për të kryer ritualet e eventit, shkruan The Sun.
Por megjithë rastet e infektimit autoritetet nuk arritën të bëjnë lidhjen e vdekjes së tij me Covid-19, pasi trupi ishte dërguar në krematorium para se autoritetet ta testonin.
E përditshmja vendase Hindustan Times e quante dhëndrin “super-shpërndarës” dhe tashmë 300 të ftuarit e dasmës po testohen për virusin.
Autoritetet vendase thanë se 80 nga 394 rastet e infektimit me Covid-19 në Bihar lidheshin me ceremoninë sekrete të martesës.
Ato nuk e kanë emëruar publikisht dhëndrin e vdekur dy ditë pas martesës së 15 qershorit.
Krerët shëndetësorë thonin se në event nuk ishin zbatuar rregullat e distancimit fizik.
Një fqinj tha për gazetarët: “Dhëndri ishte inxhinier informatik në Gurugram, ai kishte pasur ethe dhe insistonte të mos martohej më 15 qershor”.
Dr Abha Kumari i spitalit Paliganj, tha se kur grupi mjekësor erdhi në shtëpinë e viktimës, ata thanë se kishte vdekur nga një atak kardiak.