Fjalë Kyçe

Dhimbja e kësaj pjese të fytyrës mund të jetë simptomë e koronavirusit

Dhimbja e kësaj pjese të fytyrës mund të jetë simptomë e koronavirusit

Një shkencëtar i të dhënave ka pohuar se rezultatet e kërkimit në Google nga e gjithë bota mund të jenë thelbësore për përcaktimin e simptomave të koronavirusit të pazbuluar.

Seth Stephens-Davidowitz shpjegoi se si kërkimet në Google për “humbje e ndjesisë së nuhatjes” përafrohet me numrin e rasteve pozitive të koronavirusit, dhe ai beson se dhimbja në sy mund të jetë një tjetër sinjal jozyrtar i sëmundjes.

Shumica e studiuesve tani pajtohen se humbja e ndjesisë së nuhatjes dhe të të shijuarit është një simptomë e Covid-19, që prek deri në 60% të atyre që kontraktojnë sëmundjen.

Shkencëtari tutje parashikoi se Ekuadori mund të bëhet epiqendra e re e koronavirusit, bazuar në kërkimet në motorin kërkimor.

“Në mënyrë të dukshme, kërkimet në lidhje me dhimbjet në sy u katërfishuan përgjatë mesit të shkurtit dhe marsit në Spanjë. Në Iran u rritën për 50 për qind”, potencoi ai.

“Në Itali, kërkimet për bruciore occhi (djegie të syve) u rritën pesë herë më shumë në mars”.

Megjithatë, i gjithë ky pohim ende nuk ka ndonjë bazë shkencore mbështetëse, deri më tani.