Fjalë Kyçe

Dhjetë persona humbin jetën pasi autobusi bie në humnerë

Dhjetë persona humbin jetën pasi autobusi bie në humnerë

Të paktën 10 vetë kanë vdekur dhe disa dhjetra janë plagosur kur një autobuz pushuesish ka rënë nga një mbikalim 15 metra i lartë, mbi binarët hekurudhorë në Brazil.

Incidenti tragjik ndodhi sot pasdite në kalimin “Ponte Torta”, in João Monlevade, në lindje të vendit.

Aksidenti ndodhi në shtetin piktoresk të Minas Gerais, që është mjaft i frekuentuar nga turistët.

Autobusi i mbushur me turistë, u përplas me barrierat anësore të mbikalimit, duke i thyer ato dhunshëm e duke rënë në binarët hekurudhorë poshtë tyre.

Ambulanca të shumta dhe grupe shpëtimi kishin ardhur në vendngjarje pas dhënies së alarmit Një përfaqësues i grupeve të shpëtimit tha: “Shumë mjete shpëtimi dhe ambulanca kanë ardhur në ndihmë të viktimave. Tashmë vështirësia qëndron në përballimin e të plagosurve nga sistemi mjekësor lokal”.

Ende nuk dihet se nga vinte autobusi apo cili ishte destinacioni i tij. Policia tha se prioriteti aktualisht është ndihma për viktimat, ndërsa shtonin se në aksident duket se ishte përfshirë dhe një kamion.

Në pamjet e postuara në mediat sociale shihej vetëm autobusi i rrëzuar mbi binarë.