Fjalë Kyçe

Dhjetëra njerëz janë mbledhur për të shkruar emrin “Arian” në Brezovicë

Dhjetëra njerëz janë mbledhur për të shkruar emrin “Arian” në Brezovicë

Dhjetëra njerëz janë mbledhur për të shkruar emrin “Arian” në Brezovicë, aty edhe ku humbi jetën dje zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjiike, Arian Daci

Miqtë e Arianit po vazhdojnë ta nderojnë Arian Dacin, i cili vdiq dje si pasojë e një orteku të borës në Brezovicë.

Arianit iu dha sot lamtumira e fundit në varrezat e kryeqytetit. Për të u bënë homazhe në Kuvendin e Kosovës më pas u mbajt edhe ceremonia komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Personat që e njohën nga afër Arianin thanë fjalë të mëdha për të.

Ariani ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare duke skijuar, sport ky që e kishte në gjak. Pas vetes la gruan dhe dy fëmijët.