Fjalë Kyçe

Diell e vranësira të pjesshme

Diell e vranësira të pjesshme

Për të premten gjatë ditës parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara të shiut në verilindje të vendit, kryesisht në viset kodrinoro-malore.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 14-42 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9 grade Celsius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26 gradë Celsius.