Një zjarr i madh ka kapluar objektin e supermarketit “Viva Fresh Store” në qendër të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, duke shtuar se të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr si dhe nuk dihet nëse ka të lënduar, tha policia.
“Ka ndodhur një zjarr. Nuk dihen shkaqet, njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha për Gazetën Express, Lirije Podrimja nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjakovës.
https://www.facebook.com/tvsyrivision/videos/430460540853972/