Dimal Basha i VV-së, ka vazhduar me postimet e tij ndaj mediave e gazetarëve.
Ai mëngjesin e sotëm ka publikuar një shkrim të gjatë në Facebook, të cilin e quan “analizë” e si po bëhet gazetaria në Kosovë dhe si duhet të bëhet, sipas tij.
Bashka aty ka bërë një krahasim me politikën, duke thënë se ashtu siç ka “politikanë manipulues e përfitues”, të tillë, thotë ai, ka edhe gazetarë.
Zëdhënësi i DASH-it: Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë
“Arsyeja kryesore që e ka vështirësu punën e gazetarit në Kosovë është se gazetari shpifës barazohet me gazetarin e ndershëm, kjo për shkak se nuk kemi klasifikim të tyre dhe të gjithë janë nën një ombrellë, atë të AGK-së, dhe kjo ka kriju jashtëzakonisht probleme!
Sot kemi një situatë tjetër mediale miq, ku ambienti i të bërit gazetari i përngjan asaj të bërit politikë! Më shkurt, ë ë ë ë ë , ë ë ë”, ka shkruar Basha ndër të tjera.