Fjalë Kyçe

Diskutim për formimin e Kuvendit dhe institucioneve të reja – Ambasadorët evropianë në drekë pune me Kurtin

Diskutim për formimin e Kuvendit dhe institucioneve të reja – Ambasadorët evropianë në drekë pune me Kurtin

Dje, ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka pritur në rezidencën e tij një drekë pune kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorët e disa vendeve evropiane të akredituar në Prishtinë.

Në takim morën pjesë ambasadori i Suedisë Jonas Ëesterlund, ambasadorja e Holandës Karin Boven, ambasadori i Belgjikës Grégoire Cuvelier si dhe shefi i misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz.

Gjatë këtij takimi u zhvillua një shkëmbim i hapur mendimesh për zhvillimet aktuale në Kosovë. “Përfshirë procesin e formimit të Kuvendit të ri dhe institucioneve, si dhe për çështje më të gjera të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit:, thuhet në njoftimin e ambasadës finlandeze në Kosovë.

Diskutimet sipas njoftimit, theksuan dialogun e ngushtë dhe të vazhdueshëm midis Kosovës dhe partnerëve evropianë, me theks të veçantë në mbështetjen për rrugën integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Ky takim nënvizon përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të vendit”.