Fjalë Kyçe

Dita e Picës/ Pacolli e vlerëson si ushqimin më të preferuar në botë: Kosova nuk bën përjashtim

Dita e Picës/ Pacolli e vlerëson si ushqimin më të preferuar në botë: Kosova nuk bën përjashtim

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë një postim në Facebook në ditën botërore të picës.

Ai ka thënë se është një nga ushqimet më të preferuara në bota dhe se edhe në Kosovë ky ushqim preferohet shumë.

“Sot, 17 janari është dita botërore e picës (Pizza), një nga ushqimet më të pëlqyera nga të gjithë në botë. Edhe Kosova nuk bën përjashtim, ku pica jo vetëm që ka një numër të madh admiruesish gati për ta shijuar, por ka edhe përgatitës të shkëlqyer”, ka shkruar ai.

Tutje kur komentuesit i kanë bërë me dije se sot ka ditë më të rëndësishme në histori të shqiptarëve që vlen të përmenden, ai u ka komentuar, përcjell express.

“Pse mos te permendet kjo dite…., pica është e shijshme, e lirë, festive dhe të ngop!!!”, shtoi ai.