Fjalë Kyçe

Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka humbur më shumë se 1,200 trupa në vetëm 24 orë, duke shënuar kështu ditën më vdekjeprurëse të Rusisë në luftën e saj me Ukrainën.

Siç raportohet, rritja e numrit të viktimave vjen pasi vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, i dhanë Ukrainës leje për të sulmuar brenda Rusisë me armët e tyre.

Edhe Shtabi i Përgjithshëm ukrainas ka pohuar se ushtria ruse ka humbur diku rreth 1,270 trupa 24 orët e fundit, shkruan the Sun, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, ushtria ukrainase ia shkatërroi rusëve edhe 14 tanke, 22 transportues të blinduar dhe 47 artileri.

E se kjo është dita më vdekjeprurëse e Rusisë e ka konfirmuar edhe Ministria britanike e Mbrojtjes, duke shtuar se numri i përgjithshëm i viktimave ruse që nga fillimi i luftës ka tejkaluar 500 mijë.

Ukraina tani ka njoftuar se ka stabilizuar vijat e frontit, pavarësisht vështirësive.

Ndryshe, së fundmi, ndërsa Rusia vazhdonte sulmet në Kharkiv, presidenti amerikan Joe Biden i dha leje Ukrainës të sulmojë brenda territorit rus me armët amerikane.

Ky vendim nuk u prit mirë nga Putini i cili kërcënoi me luftë të plotë nëse Ukraina përdor armët perëndimore për të goditur Rusinë.