Një djali të vogël me autizëm iu bë surprizë një dhuratë e veçantë nga mamaja e tij dhe kjo bërë që ai të qante nga gëzimi.
Cohen Wade, nga Newtownabbey, Irlanda Veriore, u surprizua nga dhurata e mbështjellë me batanije në dyshemenë e dhomës së ndejës.
Djaloshi i afrohet i frikësuar batanijes duke pyetur: ‘A është gjarpër?’
Pasi nëna e tij, Ashley Wade, e siguron atë se nuk është një gjarpër, Cohen me entuziazëm kupton se çfarë po ndodhte. Ai pyet: ‘A është një qenush?’
Posa nëna e tij i thotë se ia ka qëlluar, Cohen menjëherë ulet dhe e përqafon kafshën e vogël para se të shpërthyer në lot lumturie.
Cohen kishte marrë nota të mira në shkollë, kështu që nëna e tij donte t’i jepte dhuratë një qenush për ta ndihmuar atë të përmirësohej edhe më shumë.