Fjalë Kyçe

Djali rrah babanë në Rahovec

Djali rrah babanë në Rahovec

Në kohën e sulmit dyshohet se sulmuesi kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Një person është arrestuar në Rahovec, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari në kohën kur i kishte kryer veprat e cekura më lart dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe është nën hetime, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.