Duhet të ishte një lojë, por përfundoi në tragjedi. Një djalë i ri u rrëzua dhe gjeti vdekjen në sytë e miqve të tij, rreth gjysmë minute pasi piu një litër birrë me një frymë.
I riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, mbrëmjen e kësaj të premte po merrte pjesë në një garë me kolegët e Regent Cha-am Beach Resort, në Tajlandë, kur dhe u ndje keq.
Në një video të filmuar nga një prej të pranishmëve, shihet një varg njerëzish në radhë në pritje, për të pirë një litër birrë.
I riu ngriti birrën dhe e piu, por shihet që has në vështirësi në të pirit aq shpejtë.
Në pak çaste, birra nisi ti dilte nga goja dhe hunda, duke u rrëzuar në tokë, siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë.
Kolegu i tij me të cilin punonte në resort, Chanokporn Techatawin, deklaroi për mediat se askush nuk e di shkakun e vërtetë të vdekjes, teksa hetimet janë në vijim./noa.al/