Pesë nxënës të shkollës e shpëtuan një tetëvjeçar të tmerruar me një rrjetë të improvizuar pasi kishte rënë nga një teleferik në një qendër skijimi.
Joshua Ravensbergen, 12-vjeçar, dhe shokët e tij ishin në shtegun poshtë kur djali rrëshqiti nga karrigeja dhe babai i tij e kapi nga dora.
Ai tha se teleferiku vazhdonte të lëvizte më lart derisa të bëhej tepër vonë që djalin të kërcente I sigurt.
Joshua tha se ata druanin se djaloshi do të lëndohej nëse ata nuk do të bënin diçka për të ndihmuar derisa të rriturit vetëm vështronin. Kështu ata e kapën rrjetën rrethuese ngjyrë portokalli dhe nxituan poshtë ulëses ku ishte varur djaloshi.
Kur djali nuk mund të mbahej më, ai u lëshua poshtë por u kap në mënyrë të sigurtë nga djemtë, në një lartësi mbi 6 metra.
Joshua tha: “Njerëzit ishin atje, por vetëm qëndronin duke shikuar djaloshin, duke mos ditur se çfarë të bënin”.
E gjithë ngjarja u incizua në video në Malin Grouse pranë Vankuverit në Kanada.
Miku i Joshuas, Gabriel Nielson tha se u desh pak kohë për ta bindur djalin që të hiqte skitë dhe të lëshonte dorën e babit të tij.
“Në një moment, ne i thamë krejt është OK, ti vetëm duhet të na besosh, ti veç duhet të lëshohesh’, tha Gabrieli.
Fëmija ishte teleferik bashkë me prindërit e tij dhe motrën e tij trevjeçare, të cilën babai po përpiqej të mbante derisa po ashtu po tentonte ta shpëtonte të birin.
Zëdhënësja e resortit tha se djali ishte i palënduar, por u dërgua në spital si masë paraprake.