Fjalë Kyçe

Do martohej pas luftës, gazetari ukrainas vritet nga bombardimet ruse

Do martohej pas luftës, gazetari ukrainas vritet nga bombardimet ruse

Një gazetar nga Ukraina ka ndërruar jetë si pasojë e bombardimeve ruse në afërsi të Izium në Ukrainën lindore, raporton Skynews.

Viktima është 36 vjeçari Oleksandr Makhov.

Mësohet se në të kaluarën 36 vjeçari ka punuar për kanalin televiziv ukrainas Telekanal Dom.

Ndërsa që prej 24 shkurtit u bë pjesë e ushtrisë ukrainase për të mbrojtur vendin nga ushtria ruse.

Vetëm disa ditë para vdekjes tragjike, viktima kishte njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook se kishte në plan të martohej në një të ardhme të shpejt.

Gazetari i vrarë kishte shkruar se plagët që kishte marrë nga lufta do të shëroheshin deri në ditën e dasmës.