Në verën e 2008, një parashikuese fati e moshuar, botoi një libër që mbante një parashikim shokues.
“Rreth vitit 2020, një sëmundje e ashpër e ngjashme me pneumoninë, do të përhapet në të gjithë globin duke sulmuar mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes dhe i reziston të gjitha trajtimeve të njohura”, thuhej në të. “Por më shokuese se sa vetë sëmundja do të jetë fakti se ajo do të zhduket po aq shpejt sa c’u shfaq, do të sulmojë sërish 10 vite më vonë, dhe më pas do të zhduket krejtësisht”.
Ky parashikim ishte zhdukur nga kujtesa publike dhe autorja e librit, Sylvia Browne, vdiq në 2013. Por pandemia e koronavirusit, ka rikthyer vëmendjen tek libri i Browne, “Fundi i ditëve: parashikime dhe profeci për fundin e botës.
Ai është tani i dyti më i shituri në Amazon dhe kopjet e tij po shiten për qindra dollarë. Qeveri\a dhe zyrtarët e shëndetit publik kanë lëshuar të gjitha llojet e udhëzimeve për të ndihmuar njerëzit të mbrohen nga koronavirusi. Por, tani, duket se ka një tjetër infektim që ekspertët duket se nuk mund ta ndalin dot; epideminë e profetëve që paralajmërojnë se koronavirusi është një shenjë se ne jemi pranë fundit të ditëve…
Ka diçka tek pandemitë që bën që njerëzit e mbërthyer nga paniku të zbrazin mendjen, bashkë me raftet e supermarketeve. Paralajmërime të shumta për apokalipsin, si ai i Browne, po përhapen online në botë, duke përzierë frikën nga koronavirusi me gjithçka tjetër, që nga paranoja politike për një botë të qeverisur nga një trup i vetëm, psh OKB, e deri tek zjarret në Australi dhe pushtimet nga karkalecët në Afrikë.