Një person është arrestuar sot në Prizren pasi dyshohet se e ka kanosur punëtorin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Sipas Policisë, “do të të vras”, dyshohet se ai i ka thënë punëtorit të gjykatës.
Punëtori i gjykatës ka hasur në kërcënimet e të dyshuarit pasi ka shkuar t’ia dërgojë një ftesë për t’u paraqitur në Gjykatë.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia e rajonit të Prizrenit.
Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rastin “Kanosje” dhe me vendim të prokurori ai është ndaluar për 48 orë.