Fjalë Kyçe

Dodiku takohet me Putinin në Shën Petersburg

Dodiku takohet me Putinin në Shën Petersburg

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Shën Petersburg të shtunën. Gjatë takimit të tyre, nacionalisti serb i Bosnjës i ka thënë presidentit rus se Bosnja nuk donte të vendoste sanksione ndaj Rusisë për shkak të operacionit ushtarak në Ukrainë.

Putini ka shprehur shpresën se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bosnjës do të zhvillohen edhe më shumë përkundër vështirësive aktuale. Dodiku e ka falënderuar për vëmendjen që Putini ka pasur ndaj Bosnjës në muajt e fundit dhe për mundësinë që shteti ballkanik të blejë gazin rus me çmim të volitshëm.

Ndërkaq, në fillim të muajit qershor, Dodiku kishte thënë se lufta në Ukrainë i ka detyruar nacionalistët serbë që të shtyjnë planet për tërheqjen e tyre nga institucionet kombëtare të Bosnjës. Kjo lëvizje e serbëve nga ndërkombëtarët është cilësuar si përpjekje e tyre për të ndarë Bosnjën.