Fjalë Kyçe

Dogana e Kosovës sivjet mblodhi mbi një miliard e 120 milionë euro

Dogana e Kosovës sivjet mblodhi mbi një miliard e 120 milionë euro

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha vlerëson se ky vit ka qenë i mirë për këtë institucion, i cili përbën bazë kryesore të të hyrave për buxhetin e Kosovës.

Sipas tij dhe pse zgjedhjet që janë mbajtur në këtë vit në Kosovë, ato nuk kanë ndikuar në Doganë.

“Dogana e Kosovës për këtë vit deri më tani ka mbledhur mbi një miliard e 120 milionë euro”, i tha ai RTK-së.

Shuma e të hyrave është për katër për qind më e madhe se ajo e vitit të kaluar, për të njëjtën kohë, ka thënë AI.