Dogana e Kosovës ka konfiskuar sot preparate për larje “Ariel” pasi i njëjti ka rezultuar i falsifikuar, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim bëhet e ditur se sasia ka qenë 4 mijë copë.
Njoftimi i Doganës:
Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim të në sasi rreth 4000 copë.
Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë.